Tre Hapa për të Ndihmuar Shqipërinë për të Përballuar Ndikimet Financiare të Shkaktuara nga Fatkeqësitë dhe Krizat

PUBLIKIMI I PLOT ORIGJINAL KTU

Në vitin 2019, Shqipëria u përball me një seri tërmetesh, ndër të cilët edhe një me magnitudë të lartë; më pas, mes përpjekjeve për rindërtim në vitin 2020, u godit edhe nga pandemia COVID-19. E përballur me nevojat e shumta në rritje, mbështetja e qeverisë shqiptare shkoi për të varfërit dhe personat e prekur nga fatkeqësitë dhe krizat, përfshirë këtu edhe bizneset. Për ta realizuar këtë, ajo shfrytëzoi rezervat fiskale, rishpërndau buxhetet për përparësitë urgjente dhe u mbështet tek ndihma e jashtme. Shumë nga këto masa u ndërmorën në bazë të nevojës.

Në shtator 2020, Banka Botërore së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë,  kreu vlerësimin diagnostikues në lidhje me financimin e riskut të fatkeqësive në Shqipëri.[1] Kjo përpjekje kishte për qëllim identifikimin e mangësive të financimit të mekanizmave për gatishmërinë financiare të vendit në rast fatkeqësish dhe rekomandimin e mënyrave për përmirësimin e tyre.

Menaxhimi i riskut të fatkeqësive është ndër përparësitë kryesore të politikave në Republikën e Shqipërisë dhe, pak kohë para tërmetit, qeveria shqiptare kreu edhe një seri reformash në këtë drejtim, si për shembull: miratimi i Ligjit të ri për Mbrojtjen Civile, racionalizimi i kornizave institucionale, decentralizimi i funksioneve që aktivizohen pas fatkeqësive dhe vënia në dispozicion e strukturave të nevojshme për fondet e emergjencës në nivel vendor dhe në nivel ministrie të linjës.

Tags: No tags
0

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *